Pak ditë më parë Arbër Çepani bëri publike lidhjen e dashurisë me prezantuesen Arnita Beqiraj. Arbri publikoi në rrjete sociale një foto pranë saj, ku shfaqet duke e puthur në faqe dhe një video shumë romantike nga festa e ditëlindjes.
Advertisements
Së fundmi në një bisedë virtuale në emisionin “Rudina” , ish-fituesi i “Big Brother” tregoi se ata i ka bërë bashkë profesioni, ambientet e përbashkëta që frekuentonin, si dhe dashuria për gjërat e bukura.
“Njerëzit e mirë i përputh universi, kështu që jemi përputhur nga energjia e mirë besoj. Jemi njohur nga ambientet e përbashkëta, profesioni, dashuria për gjërat e bukura…”, u shpreh Arbri.
Advertisements
“Nuk e kam me vete zonjushën, por ju puthim virtualisht”, përfundoi ai.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!