Aksident i rëndë, humb jetën shqiptari në Itali

Aksident i rëndë në punë, ku një shqiptar ka humbur jetën.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme në provincën e Leçes, Itali.

Mediat italiane shkruajnë se 42-vjeçari me inicialet F. C., ishte duke punuar në një pemë, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë me kokë në tokë.

Advertisements

Shqiptari jetonte në Taviano dhe ishte duke punuar në gjelbërimin e një ambienti të një lokali.

Fatkeqësisht shqiptari 42-vjeçari ka humbur jetën në vend dhe ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë. Ai kishte marrë disa plagë, por më të rënda ishin ata në kokë.

Po hetohet në lidhje me masat e sigurisë në punë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Ça partie janë ata, 6 gra pa burra, 6 burra pa gra dhe 3 burra që duan burra”, Murrizi i habit të gjithë me deklaratën e tij të fortë
Artikulli tjetër“Dëgjova krismat”, si i gjeti djali prindërit pa jetë në shtëpi, dyshimet dhe dëshmitë e para