Adriatik Llalla ka ikur me ”dosje” me vete, kërkon azil politik në shtetin evropian! (foto)

Burime jozyrtare bëjnë me dije për Fax News, se Adriatik Lalla ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Advertisements

Ish-kryeprokurori i cili është larguar që prej ditëve të para të Shtatorit nga Shqipëria, dyshohet se do të përdorë argumentin e go ditjes politike, për të kërkuar azil në shtetin zvicerian.

Përtej kërkesës për azil, Llalla do të luajë edhe kartën e sëmundjes së tij, në mënyrë që të shmangë ekst radimin.

Advertisements

Llalla ka pasur një përplasje publike me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e konsideroi si një nga bllokuesit e Reformës në Drejtësi, dhe ky argument pritet që të përdoret prej Llallës për të përfituar azil.

Ish-kryeprokurori Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg, ndërkohë që në seancën ku u dha vendimi, vetë ai nuk ishte i pranishëm, pasi ishte larguar nga Shqipëria.

Në disa intervista televizive, por edhe një letër që i ka drejtuar DASH, Llalla thotë se ka pasur presion të madh, që të arrestonte Sali Berishën dhe Ilir Metën, edhe pse nuk kishte prova në ngarkim të tyre.

Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fsheje pasurie në 3 episode. Më konkretisht ai akuzohet se nuk ka dekluar një shumë orej rreth 7000$ për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij jë gjermani.

Gjithashtu ndaj ish kryeprokurorit gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë. Më konkretisht bëhet fjalë për një apartament në Durrës dhe rret 22 mijë m2 tolë arë ne periferi të Tiranës. Në vendimin e saj Apeli i GJKKO-së, ish kryeprokurori nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇifti ‘kapet’ duke kryer marrëdhënie në makinë, prekin gabimisht frenat e dorës dhe përfundojnë në… (video)
Artikulli tjetërTemperaturat deri në 31°C, mësoni si do të jetë moti nesër