Këngëtarja Dua Lipa përveç suksesit që po korr në muzikë, gjithashtu po provon veten në një tjetër fushë, atë të aktrimit.
Advertisements
Ajo do të luajë në film përkrah Henry Cavill, Sam Rockëell, Bryce Dallas Hoëard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L. Jackson.
Gjithashtu, Dua është bërë imazh dhe i shumë markave prestigjioze, një prej të cilave është gjiganti “Puma”.
Advertisements
Ka qenë pikërisht kjo që ka sjellë polemika në Serbi dhe shkak për këtë është bërë një “billboard” i Duas në një prej dyqanet e këtij shteti.
Që në fillim të artikullit gazeta serbe “Novosti”, ngre pikëpyetje se “si e gjeti veten ky yll botëror, që nuk fsheh idetë e saj nacionaliste, në xhamat e dyqanit për veshje sportive”.
Në shkrimin e kësaj media thuhet se një qytetar ka dërguar një letër në redaksinë e tyre, ku shkruan:
“Si mundet që dikush që përhap gënjeshtra në mënyrë aktive për historinë tonë dhe shqiptarët të shfaqet në reklama në qendrat tregtare vendase. Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet”.
Edhe pse nuk pritej, “Puma” ka marrë menjëherë një vendim. Sapo ky lajm është publikuar, imazhi i Duas është hequr nga dyqanet e tyre dhe është zëvendësuar me një tjetër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!