“Absolutisht, PD-ja do ziejë fuqishëm, ju garantojë për këtë”, tha Berisha gjatë intervistës në emisionin “Opinion”.
Advertisements
Berisha u shpreh Basha duhet të kishte mbledhur të paktën një Kuvend apo referendum lidhur me vendimin për përjashtimin e tij.
“Nuk ka synim për ta përçarë, ka synim për t’i kthyer sovranitet PD-së. Pa sovranitet PD është një rreckë opozitë. Z. Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD. Ai dhe askush nuk e ka një mandat të tillë. Duhet të mblidhte të paktën ose referendum në parti, ose Kuvend në parti. Të shtonte në statut të partisë: Largimin nga Parlamenti të personave non grata. Nuk e votonte kurrë atë. Pse nuk e votoi Ilirjan Celibashi bllokimin e Tom Doshit?!”, tha Berisha.
Advertisements
I pyetur nëse do të tentojë rikthimin si kryetar i Partisë Demokratike, Berisha u shpreh: “Ambicia ime është një. Në planin e brendshëm do bëjë gjithçka që t’i rikthejë PD-së sovranitetin dhe t’i kthehet vendit si opozitë e vërtetë. Jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues të këtij vendi. Besimi im i madh është te demokratët dhe te shqiptarët. Kam bindjen se jo vetëm dhjetëra mijëra demokratë janë lënduar sot, por janë lënduar dhjetëra e mijëra, e qindra mijëra shqiptarë që besojnë se Shqipëria është një vend sovran, se forcat politike duhet të qëndrojnë si forca sovrane”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!