Zjarret që prej ditësh kanë përfshirë jugun e Shqipërisë, kryesisht qarkun e Gjirokastrës, tashmë kanë kaluar në kufrin grek.
Advertisements
Mediat greke raportojnë se pak momente më parë zjarri që po përhapej në një pjesë të Shqipërisë, ka hyrë në territorin grek, në zonën e Limeri Filiates, një zonë e pyllëzuar dhe e paarritshme.
Sipas informacioneve zjarri nuk përbën kërcënim për vendbanimet për momentin, ndërsa shtatë automjete të Shërbimit Zjarrfikës me 17 zjarrfikës janë vendosur në pikat kryesore.
Advertisements
Kujtojmë se ditën e djeshme në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga zjarri, teksa janë kërcënuar shumë banesa dhe banorët e disa fshatrave në Gjirokastër janë evakuuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!