Yuri Kim e paralajmëroi dhe i kërkoi të mos futet në parlament, Sali Berisha i përgjigjet me videon e fortë

Para pak ditësh bëri bujë deklarata e ambasadores së SHBA në Shqipëri Yuri Kim, e cila kërkoi largimin nga PD të ish-kryedemokratit Sali Berisha. Pas kësaj deklarate Berisha ka përsëritur edhe njëherë se nuk ka ndërmend të largohet nga Partia Demokratike.

Advertisements

Berisha është kthyer pas në kohë kur mbante postin e kryetarit teksa deklaronte se do të mbetet gjithmonë njëri prej tyre. “Ju pershendes miq me betimin tim solemn para demokrateve te Shqiperise! Sb”, shkruan Berisha.

“Sikur 1000 të mbesë, do jem njëri prej jush. Sikur 100 të mbesën do mbetem njëri prej jush. Sikur 1 të mbesë do mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike. Zoti ju bekoftë”, deklaronte Sali Berisha disa vite më parë.

Advertisements

Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës prerë që të distancohet nga Sali Berisha duke e larguar nga grupi parlamentar i PD-së për legjislaturën e re të parlamentit që do të nisë në shtator.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakShqipëria “përvëlohet” edhe sot, IGJEUM: Nivel “i lartë” rreziku për zjarrte në të gjitha qarqet
Artikulli tjetërNdodhi ajo që pritej! Vaksinë ose test për t’u ulur në kafene që nga vjeshta