Vonohet trageti për në Bari/ Qytetarët e kalojnë gjithë natën në pritje në portin e Durrësit

Të gjithë udhëtarët që duhej të niseshin mbrëmjen e shkuar nga porti i Durrësit në drejtim të Barit, janë nisur këtë mëngjes.

Advertisements

Tragetet e linjës Durrës-Bari, e përkatësisht trageti “Rigel III” dhe “AF Marina”, të parashikuar për nisje secili në orën 23:59 të së enjtes, kanë mundur të lënë brigjet shqiptare vetëm gjatë orëve të mëngjesit.

“Rigel III” u nis nga porti i Durrësit rreth orës 03:10, ndërsa “AF Marina” rreth orës 06:30.

Advertisements

Siç bie në sy, trageti i linjës Durrës-Bari, “Af Marina” është nisur për në brigjet italiane me një diferencë të theksuar kohore nga ora e parashikuar, teksa qytetarëve u është dashur të presin për rreth 6 orë për t’u nisur për udhëtim.

Burime nga APD bëjnë me dije se problemi qëndron nga pala italiane. Trageti “AF Marina” është nisur vonë nga Bari drejt Durrësit e për pasojë dhe kthimi ka qenë i vonë, pasi janë kryer procedurat e zbarkimit të atyre që ky traget ka sjellë dhe janë imbarkuar udhëtarët e mjetet që qëndronin në pritje për t’u nisur.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia shpall në kërkim 30-vjeçaren në Durrës/ U fut në shtëpi gjatë natës dhe bëri për spital ish-vjehrrën
Artikulli tjetërE habitshme/ Për çfarë arsye po heshtin lojtarët e Barcelonës për largimin e Leo Messit?