Kumbullat e zeza konsiderohen si një ndër thesaret më të ëmbla të Shqipërisë. Ky frut në Shqipëri rritet kryesisht në Tropojë. Kumbulla e zezë njihet për cilësinë dhe shijen e mirë. Kumbullat e para të zeza janë ndër frutat më të reja nue treg. Së fundmi, sipërfaqet e mbjella me kumbullën e zezë po zgjerohen gjithnjë e më shumë. Kjo si rrjedhojë e kërkesës së lartë nga tregjet Evropiane.
Advertisements
Kumbullat e Tropojës janë një varietet i kumbullës Prunus Domestica. Ky varietet është rritur në trojet verilindore të Tropojës që në fillim të shekullit të 16-të. Ky frut ka qenë dhe mbetet një pjesë domethënëse e stilit të jetesës dhe mirëqenies së shumë familjeve të zonës. Këta banorë edhe sot e përdorin frutin për përgatitjen e reçelit, hoshafit, kompostos apo rakisë. Tradicionalisht, kumbullat e zeza të Tropojës thahen në diell ose në furrat tradicionale të drurit me dy ndasi, një për zjarrin dhe një për kumbullat, një teknikë që konsiderohet vepër arti dhe një karakteristikë e zonës së Tropojës. Megjithatë, janë të paktë ata njerëz që vazhdojnë t’i përpunojnë kumbullat në këtë mënyrë dhe kjo teknikë është në rrezik zhdukjeje.
Sipas të dhënave në krahasim me kultivarët e tjerë, kumbullat e zeza të Tropojës kanë 20 përqind më shumë sheqer. Gjithashtu tul më të ngjeshur dhe rezistencë më të lartë ndaj insekteve. Varieteti i kumbullës së Tropojës ofron vlera të jashtëzakonshme kuruese. Kompostoja e përgatitur prej tyre besohet të jetë një kurë e shkëlqyer për sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes. Kjo kumbull është burimi kryesor i të ardhurave për të paktën 140 prodhues të vegjël dhe të mesëm dhe 600 deri në 800 punëtorë të përkohshëm, që angazhohen gjatë stinës së vjeljes së kumbullave. Vlera e kumbullës në treg është e lartë dhe volumi i shitjeve është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit nga 431 në 1,600 ton.
Advertisements
Vlerat më të mira të kumbullës së zezë të Tropojës
Antioksidantët: Kumbullat përmbajnë vitaminë C dhe fitoushqyes siç janë luteina, kriptoksanthina, zeaksanthina, acidi neoklorogenik dhe ai klorogenik.
Diabeti: Sipas informacioneve, kumbullat kanë ndikim të lartë kundër hiperglicemisë dhe ndihmojnë në mposhtjen e diabetit.
Tretja: Kumbullat janë një burim i mirë fibre dietike, dhe përbërësve të tjerë si sorbitoli dhe isatina që ndihmon në rregullimin e sistemit tretës.
Shëndeti kardiovaskular: Konsumi i kumbullave ndihmon në mirëmbajtjen e shëndetit kardiovaskular.
Sistemi imunitar: Kumbullat janë të mira në forcimin e sistemit imunitar falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C.
Kolesteroli: Kumbullat e thata ndihmojnë në parandalimin e hiperkolesterolemisë dhe hiperlipidemisë.
Kujdesi për lëkurën: Kumbullat janë të pasura me vitaminë C dhe antioksidantë që ndihmojnë në paraqitjen e shëndetshme, rinore dhe plot dritë të lëkurës./AgroWeb
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!