Vëllezërve Debreshi iu zbulohet plani, dalin PËRGJIIMET: Si ranë dakord për të njëjtin version në polici

Policia ka mundur të zbulojë planin e dy vëllezërve Elton dhe Alfred Debreshi, për të raportuar të njëjtin version ngjarjeje. Pasi Elton Debreshit iu vendos tritol në makinë, policia zbuloi se autori ishte i vëllai.

Advertisements

Mirëpo të dy kanë hedhur poshtë këtë version në polici. Kështu, në përgjime është zbuluar se vëllezërit kanë bashkëpunuar së bashku që të thonë të njëjtën dëshmi dhe të mos devijojnë në tregimin e ngjarjes.

Alfred Debreshi ka deklaruar se ditën e diel kishte në plan që të lëvizte në drejtim të Gjermanisë me shokët e tij, Albert Alla dhe Selim Shehu, ku sipas tij e kishin menduar që të niseshin me autobus dhe të qëndronin tek Ervin Deda, i cili jetonte në Gjermani. Nisur nga fakti se në thëniet dhe deklarimet e shtetasit Alfred Debreshi, ka patur mospërputhje ndërmjet tyre, lidhur me marrjen dijeni mbi ngjarjen.

Advertisements

Duke marrë shkas nga këto deklarime, janë krijuar dyshime se i implikuar në këtë ngjarje, mund të ishte shtetasi Alfred Debreshi dhe për këtë shkak, me qëllim sigurimin e provave dhe dokumentimin e ngjarjes, është proceduar me përgjimin ambiental të bisedave të të dy vëllezërve.

Ata planifikojnë mënyrën se si duhet të deklarojnë më pas rreth ngjarjes, për faktin e fshirjeve të disa bisedave telefonike të cilat sipas tij mund t’i implikojnë si dhe për faktin se për shkak të implikimit do mbeteshin pa shkuar në Gjermani.Dosja.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakEpidemiologu Alimehmeti publikon të dhënat: Ja kur pritet të ulet kurba e infektimeve në vendin tonë
Artikulli tjetër“M’ke çu n’bùrg o plak, na q*ve nënën”, vëllezërit japin dëshmin në Polici, DALIN përgjimet