Varianti “Delta” i Koronavirusit prek më shumë të rinjtë dhe të pavaksinuarit. Zv.ministrja Eugena Tomini apelon për të përfituar nga muaji i hapur i vaksinimit për të qenë më të mbrojtur gjatë vjeshtës.
Advertisements
Sipas autoriteteve shëndetësire vetëm përmes vaksinimit mund të frenohet epidemia dhe shfaqja e mutacioneve të reja.
“Është e rëndësishme që vaksinimi të përparojë me ritme të larta. Nëse do jemi të vaksinuar është e rëndësishme të parandalojmë format e rënda, hospitalizimin dhe për rrjedhojë edhe vdekjen. Përgatitja për vjeshtë-dimër fillon tani. Ekspertët shikojnë dhe vlerësojnë situatën jo vetëm në rajon por edhe në botë. Deri më tani nuk është gjykuar marrja e një doze të tretë”, është shprehur Tomini.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!