Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se duke filluar nga dita e sotme vaksinimi masiv është i hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç.
Advertisements
Sipas ministres, qytetarët duhet të paraqiten në qendrën shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit vetëm me kartën e indetitetit.
Qendrat e vaksinimit për të gjithë qytetarët të cilët do të duan të marrin dozën e vaksinës anti-Covid do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00.
Advertisements
“Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç
Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID.
Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00”, njofton Manastirliu.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!