Kryetarja e Komitetit të Eskpertëve, Mira Rakacolli njoftoi ditën e sotme masat e reja anti covid në Shqipëri.
Advertisements
MASAT QË FUTEN NË FUQI NGA 1 SHTATORI:
Rakacolli: Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi ndjekur dinamikën në Shqipëri, rajon dhe botë. Sic është vënë re, indikatorët gjatë kësaj jave kanë treguar një tendencë përkeqësimi.
Advertisements
Nga 86 për 100 mijë banorë ka shkuar në 300. Duke analizuar shkaqet kemi menduar që të marrim masa që parandalojnë përkeqësimin:
-Nga 1 shtator ora policore do të shkojë 23:00 deri në 6:00.
-Nga data 6 shtator ato që duten në Shqipëri duhet të plotësojnë, të paraqesin pasaportën e vaksinimit, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve, ose të kenë provë të kalimit të covid. Kjo është e vlefshme dhe për ata që kalojnë tranzit. Fëmijët që janë 6 vjec nuk duhet ti zbatojnë këto rregulla.
Duhet të izolohen 10 ditë ato që vijnë nga jashtë.
-Ka vendosur rekomandimin për vaksinimin e detyruar duke filluar nga mjekësia, studentët dhe zyrtarët. Arsimtarët duhet të kryejnë vaksinimim dhe të dorëzojnë kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-albania. Ata që nuk e kanë duhet të paraqesin testin PCR.
-Studentët duhet të bëjnë vaksinim brenda muajit shtator që të kryejne procesin në auditor. Penaliteti për PCR fillon pas datës 30 shtator.
-Në aeroporte do të futen vetëm ato që udhetojnë, jo familjarët. Me maska dhe rregulla.
-Në fuqi mbetet përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.
-Në institucionet mjekësore nuk do futen familjet e personave të shtruar
-Kur nuk respektohen maskat do të ketë penalitet, gjoba.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!