Ulje temperaturash dhe reshje shiu, moti për sot dhe nesër

Masat ajrore të paqendrueshme do të vijojnë të jenë prezente mbi vendin tonë edhe gjatë fundjavës.

Advertisements

Dita e shtunë parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në veriperëndim e pjesërisht në qendër të vendit. Era nga juglindja- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek, përgjatë vijës bredgetare kryesisht në jug fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

Dita e diel do të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim e perëndim, gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, hera-herës reshje në formë shtrëngatash kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore. Era nga veriperëndimi- jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 10 m/sek.

Advertisements

Në fushën termike nuk priten luhatje të ndjeshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 28 gusht 2021
Artikulli tjetërNga temperatura, tek anemia! Sa e dëmton reumatizma organizmin e njeriut