U vrã sytë e fëmijëve, flet e afërmja e shqiptares në SHBA

Ishte larguar 15 vite më parë bashkë me të ëmën por ëndrra amerikane u pre në mes për 27-vjeçaren shqiptare Joana Peca, e cila pasditen e djeshme u vra me armë zjarri në makinë në sy të dy djemve të saj të mitur.

Advertisements

Shumë vite asaj i kishin vrarë edhe të atin. ABC kontaktoi me një të afërme të viktimës në Shqipëri. Ajo shprehet i ati i Joana Peces, u vra kur në Shqipëri sapo kishin nisur trazirat e vitit 1997. Ajo mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

E afërmja e 27-vjeçares tregon se Joana Peca ishte larguar drejt SHBA bashkë me të ëmën pasi u bënë fituese të lotarisë amerikane.

Advertisements

Ajo kishte dy djem të mitur, 3 muajsh dhe vjeç, të cilët sipas mediave amerikane në momentin e ngjarjes së rëndë, ndodheshin në makinë bashkë me të ëmën.

Janë ende të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e saj, ndërkohë që autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Ëoodlaën’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil tha se mori një telefonatë rreth orës 5:30 pasdite të shtunën se një person ishte qëlluar në makinë.

Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine të qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por të tmerruar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAdi Krasta kritikon Yuri Kim: Madame ambasadore jeni diplomate e dobët, zhvlerësimi juaj është i pandalshëm
Artikulli tjetërMinistri Peleshi: Mbrotjta civile po përballet me 5 vatra zjαrri, më kritiket në Karaburun dhe Kurbin