Tjetër ngjarje tragjike në Kabul, futbollisti 19-vjeçar humbi jetën pasi ra nga avioni në përpjekje për t’i shpëtuar talebanëve

Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në aeroportin e Kabulit, ku këtë herë ka humbur jetën një futbollist 19-vjeçar.

Advertisements

Mediat e huaja bëjnë me dije se 19-vjeçari Zaki Anwari, i cili luante me ekipin kombëtar të të rinjve të Afganistanit ka humbur jetën teksa përpiqej të largohej nga vendi.

Ai ishte kapur pas gomës së një avioni usht arak amerikan, duke u munduar të largohej nga vendin, kur ka rënë dhe ka humbur jetën.

Advertisements

Në një deklaratë në Facebook, Drejtoria e Përgjithshme e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Afganistan tha se 19-vjeçari donte të largohej për një jetë më të mirë.

“Pusho në paqe dhe lutu Zotit për familjen dhe miqtë. Anwari, si mijëra të rinj afganë, donte të largohej nga vendi, por ra nga një aeroplan amerikan dhe humbi jeten,” thuhej në postim.

Kujtojmë që mijëra afganë janë dyndur në aeroport këtë javë në një përpjekje për të ikur nga vendi, pasi talebanët morën në dorë Afganistanin.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBilanc tragjik nga tërmeti me magnitudë 7.2 i shkallës Rihter, 2.189 persona kanë humbur jetën ndërsa rreth 30 mijë familje kanë mbetur të pastrehë
Artikulli tjetërPërhapja e shpejtë e variantit të rrezikshëm ‘Delta’/ Mjeku Genc Sulçebe bën njoftimin urgjent