Thotë se është kosovare dhe jo shqiptare, Rita Ora ‘thumbohet’ keq dhe detyrohet të justifikohet

Asnjëherë Rit Ora nuk e ka fshehur origjinën e saj dhe gjithmonë e ka treguar në të gjithtë botën me krenari.

Advertisements

Mirëpo, ndryshe nga Dua dhe vajzat e tjera me famë ndërkomëtare, Rita thotë se është “kosovare”. Madje pak kohë më parë ajo i habiti të gjithë pasi shpërndau këngën e Dafinës dhe Taynës në Instastory dhe shkroi: Pse femrat kosovare janë kaq të papara?

Kjo deklaratë e këngëtares shkaktoi jo pak debat dhe së fundmi Rita është detyruar që të japë një shpjegim.

Advertisements

E ftuar së fundmi tek “Wired”, ajo ju është përgjigju pyetjeve më të klikuara për të në Google. Rita tha gjatë intervistës se personazhi i saj i preferuar është Jim Belushi sepse është kosovar dhe shtoi se krenohet shumë me figurat që vendi i saj ka nxjerrë.

“Ne jemi të dy nga i njëjti shtet, nga Kosova. Ka aktualisht plot artistë të mrekullueshëm që vijnë nga vendi im. Jam shumë krenare për këtë. Ai është një ikonë në Kosovë”, u shpreh Rita dhe më pas shpjegoi konceptet e përdorura për origjinën.

“Po jam shqiptare por më lini t’ua shpjegoj pak pasi është disi e komplikuar. Kosova është e pavarur tashmë, por nuk ka qenë më parë. Për vite të tëra unë kam thënë që jam shqiptare, jam shqiptare, shqiptare, por aktualisht jam kosovare, megjithatë është pothuajse e njëjta gjë ”, tha Rita.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPani në autostradë/ Avioni bën ulje të detyruar në mes të rrugës, disa persona përfundojnë në spital (VIDEO)
Artikulli tjetër“S’ka asnjë shqiptar në Afganistan”, Edi Rama “iu hap derën” afganëve: Nëse ata duan të qëndrojnë përgjithmonë këtu, janë të mirëpritur