Temperatura dëri në 34°C, ja parashikimi i motit sot

Për ditën e Premte vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqendrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, këto më të përqendruara përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe zonave malore.

Advertisements

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit. Era me drejtim veriperendim me shpejtësi 1-8m/sek.

Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat minimale dhe rënie në vlerat maksimale.

Advertisements

Më konkretisht:

vendet malore 16°C deri në 27°C

vendet e ulëta 20°C deri në 34°C

vendet bregdetare 18°C deri në 32°C

Ju urojmë një pasdite të bukur!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për ditën e sotme, 20 gusht 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 20 Gusht 2021