Të largohet emërtimi sllav! Një tjetër qytet shqiptar pritet të ndryshojë emrin

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, Çorovoda është nisma e radhës.

Advertisements

Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvendësohet me qyteti Skrapar.

Pritet që nisma të kalojë në këshillin bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji. Nisma do të udhëhiqet prej kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës.

Advertisements

Bashkia Skrapar së bashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje apokaliptike/ Momenti i frikshëm kur rrufeja godet qendrën tregtare në New York (VIDEO)
Artikulli tjetërTre burra rrethojnë serbin brenda në makinë në mes të rrugës dhe e rrahin ‘vençe’! Njëherë nga xhami i pasagjerit dhe njëherë nga xhami shoferit (VIDEO)