Strehimi i afganëve, Rama për CNN: Do të presim rreth 4 mijë refugjatë, nuk mund t’iu mbyllim dyert në një kohë si kjo

Pas disa intervistave për disa media të huaja, kryeministri Edi Rama ka folur për CNN lidhur me strehimin e afganëve në vendin tonë.

Advertisements

Kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria duhet t’i jepte strehim dhe besim refugjatëve në këtë kohë krize pasi nuk mund t’i linte të vdisnin në një situatë të tillë.

“30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura.

Advertisements

Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë. Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta?” është shprehur kryeministri.

Në intervistën për gazetaren Bianna Golodryga, Rama u shpreh se në vendin tonë do të vijnë rreth 4 mijë afganë.

“2000 që janë listuar dhe 2000 të tjerë që ne po punojmë për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë”, tha Rama.

Kujtojmë që disa ditë më parë, kryeministri Rama ka dhënë intervistë për një media spanjolle dhe më pas për një media italiane. Në fillim, kreu i qeverisë u shpreh për “El Periodico” se vendi ynë do priste 1000 afganë brenda një afati të caktuar.

Disa ditë më pas, Edi Rama foli për median italiane “Il Foglio” duke u shprehur se Shqipëria do të presë, 2-3 mijë afganë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHabisin Talebanët me deklaratën e tyre: Afganët janë të kënaqur me sundimin tonë
Artikulli tjetërTë miturit vjedhin dy biçikleta në mes të ditës në Tiranë (video)