Specialiste, drejtoreshë dhe këshilltare! Ja VIP-et shqiptare që ‘siguruan’ post të rëndësishëm në administratë

Figura të njohura në vend që krijuan zhurmë të madhe në momentin kur u bë publik se pas skenës fshihej dhe një pozicion pune në administratë. Pavarësisht karrierës dhe asaj që vajzat e ekranit janë të njohura për publikun, disa janë ose ishin punësuar në institucione të ndryshme në shtet. Këngëtare, gazetare, moderatore… më poshtë ju rikujtojmë ‘aftësitë’ e vajzave të njohura përtej ekranit.

Advertisements

Zaimina Vasjari- Specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës

Këngëtarja Zaimina Vasjari është emëruar specialiste në drejtorinë e Ujësjellës Kanalizime në Durrës, në degën e Shijakut. Vasjari është emëruar në këtë detyrë prej datës 10 qershor.

Advertisements

Eli Fara- Drejtoreshë në 2 Ministri

Media të ndryshme në vend kanë publikuar artikuj, përmes të cilëve pretendojnë se këngëtarja shqiptare Eli Fara ka marrë 8 vite pagë si “drejtoreshë” në 2 ministri, duke përfituar 65 udhëtime pune me asokohe ministrin Fatmir Mediun. Sipas portaleve në fjalë, Mediu dhe vartësja Eli Fara, në 23 raste kanë udhëtuar bashkë në Amerikë dhe në 42 herë të tjera në vendet e Bashkimit Europian, si ‘udhëtime pune’. Por çdo gjë u hodh poshtë nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Mbrojtjes, të cilët u shprehën se ajo nuk ka qenë kurrë e punësuar në administratë.

Greta Koçi- Drejtore

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Greta Koçi në vitin 2013 u emërua drejtore në Drejtorinë e Marrëveshjes në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikeve të Zhvillimit dhe Integrimit në Ministrinë e Brendshme.

Mira Kazhani, Bieta Sulo- Punonjëse në UKT

Mira Kazhani dhe Bieta Sulo, ishin punësuar në UKT dhe paguheshin përkatësit 83000 dhe 55000 lekë. Kohë pasi lajmi u bë publik, Sulo hoqi dorë nga posti.

Këto janë bërë publike në media… mendoni se ka dhe të tjera që ende nuk dihen?

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit! Një humbje jete në 24 orët e fundit, MSH nxjerr bilancin: Ja sa raste të reja janë regjistruar me Covid-19
Artikulli tjetërShqipëria dhe vendet e tjera kërkuan avionë zjarrfikës, Gjermania refuzon kërkesën e tyre, ja arsyeja