“S’ka asnjë shqiptar në Afganistan”, Edi Rama “iu hap derën” afganëve: Nëse ata duan të qëndrojnë përgjithmonë këtu, janë të mirëpritur

Kryeministri Edi Rama thotë se asnjë shtetas shqiptar nuk ka mbetur në Afganistan. Në një intervistë për median amerikane CNN, ai u shpreh se vendi ynë është i gatshëm të presë të gjithë afganët që do të vijnë.

Advertisements

“Jo nuk ka shqiptarë që kanë mbetur atje dhe jemi gati të mirëpresim afganët që besuan tek ne, si NATO, që punuan me ne dhe që ne nuk mund të mos i ndihmojmë, ndërkohë që rrezikojnë të vdesin, është çështje jeta a vdekje për ata dhe çështje morale për ne si aleancë e NATO-s.”

Madje, Rama i tha gazetares Bianna Golodryga se nëse afganët duan të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri, ata janë të mirëpritur.

Advertisements

“Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, është çështja që ky është një vend, ku Kushtetuta e parë, Kanuni i më shumë se 100 viteve më parë, në paragrafin e parë kishte të shkruar, “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë janë të mirëpritur të qëndrojnë”, u shpreh kryeministri shqiptar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThotë se është kosovare dhe jo shqiptare, Rita Ora ‘thumbohet’ keq dhe detyrohet të justifikohet
Artikulli tjetërSherr në një lokal në Tiranë, qëllohet me armë zjarri, një i plagosur