Lori Hoxha preferon ta mbajë jetën private larg mediave, megjithatë ka gjetur mënyrën për të qenë pranë ndjekësve të saj dhe publikut.
Advertisements
Shpesh ajo u përgjigjet pyetjeve të tyre përmes intervistave në Instastory. Meqë jemi në sezon pushimesh dhe të gjithë duam më pak kile mundësisht brenda një jave, një fanse e ka pyetur blogeren nëse ka një sekret për të. Lori nuk ka ngurruar dhe ka ndarë “sekretin” e saj.
“Unë e bëj këtë vetëm në rastet kur kam nevojë të ndihem pak më e lehtë. I bazoj vaktet në proteina dhe ha jeshillëqe (sallatë ose perime). Me pak fjalë, vezë, pulë, biftek, peshk dhe një sallatë jeshile. Kufizoj marrjen e karbohidrateve dhe 0 sheqer,” – ka shkruar ajo.
Advertisements
Pra, e kuptuat, jo brumra, jo ëmbëlsira, jo bulmet. Sigurisht këtë regjim mund ta mbani disa ditë, pasi nuk është i rekomandueshëm shumë gjatë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!