Shtimi i rasteve me Covid-19 dhe ashpërsimi i masave, policia bën paralajmërimin: Zbatoni rregullat ndryshe do të ndëshkoheni

Rritja e menjëhershme e rasteve me Covid-19 në Kosovë ka bërë që qeveria të ashpërsojë masat duke angazhuar dhe policinë e vendit në vëzhgim të respektimit të tyre.

Advertisements

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se do të përditësohet Plani Operativ, i cili do t-u përshtatet masave të reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

“Policia do ta përditësojë Planin Operativ, do t’ia përshtatë masave të ndërmarra dhe bazuar në ato vendime, bazuar në Ligjin AntiCOVID, që nga nesër do të zbatojë detyrat edhe obligimet që ka karshi vendimeve dhe masave të ndërmarra në drejtim të luftimit të përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftim.

Advertisements

Policia e Kosovës me anë të këtij njoftimi bë apel dhe kërkon nga qytetarët, nga institucionet dhe nga bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit. Ashtu, si edhe në të kaluarën, duke u bazuar në ligjin në fjalë, policia do të ndërmarrë edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.

“Andaj, kërkojmë që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që edhe një herë të arrijmë t’i ulim shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik”, thuhet në njoftim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas muxhahedinëve, 80 mijë afganë kundërshtarë të talebanëve do të strehohen në Shqipëri, çfarë mendimi keni
Artikulli tjetërI fundit! Aksidènt me vdèkjè në autostradë, mjeti pèrplàs 60-vjeçarin që po kalonte rrugën