Shqiptari hero në Francë, futet në det për të shpëtuar 4-vjeçarin i cili po rrezikonte të mbytej

Një fëmijë 4-vjeçar, me origjinë alergjiane, por banues në Francë është shpëtuar së fundmi nga një shqiptar pasi po rrezikonte të mbytej.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën, rreth orës 18:45, në zonën e plazhit që korrespondon me piazetta Casabianca al Mare, ku 4-vjeçari i shpëtoi vëmendjes së prindërve dhe u fut në det.

Sipas mediave të huaja mësohet se 40-vjeçari shqiptar menjëherë sapo pa të miturin i cili ndodhej në vështirësi u fut për ta shpëtuar atë.

Advertisements

“Prindërit ishin disa metra larg dhe ata nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte. Kështu e mora foshnjën në krahë dhe me ndihmën e një zonje e nxora në breg”, tha ai.

Sapo ai doli në breg menjëherë forcat e shpëtimit kanë ndërhyrë për të qetësuar të miturin i cili kishte pirë shumë ujë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk kishte ndodhur asnjëherë, Pfizer Biontech i dhuron Gjermanisë rritjen më të madhe ekonomike
Artikulli tjetërNuk mbijetoi dot! Kjo është Tatiana Haxhiaj, vìktìma e dytë nga zjarret në Shqipëri, humbi jetën 1 javë pas të shoqit