Një autobus është përfshirë nga flakët në afërsi të fshatit Ilias të Himarës. Autobusi ka qenë me turist të huaj, ndërkohë që drejtuesi i autobusit ka vënë re flakë në motor dhe është ndalur duke zbritur dhe pasagjerët të cilët nuk kanë marrë lëndime.
Advertisements
Janë njoftuar punonjësit e zjarrfikëseve të cilët kanë mundur të fikin zjarrin në motorin e mjetit.
Kanë qenë rreth 25 kosovarë me banim në Kosovë dhe po shkonin në drejtim të Sarandës. Pasi ka marrë flakë motori dhe është fikur nga zjarrfikësit, pushuesit nga Kosova janë transportuar me autobus tjetër. Shkaku i zjarrit në motor mësohet se ka qenë nxehja.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!