Sherr në një lokal në Tiranë, qëllohet me armë zjarri, një i plagosur

Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e sotme mes disa personave në një lokal në Tiranë.

Advertisements

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ferit Xhajko pranë zonës së “Selvisë” në kryeqytet.

Gjatë konfliktit me sende të forta, ka mbetur i plagosur një person.

Advertisements

Panorama.al mëson se një person më pas ka qëlluar me armë zjarri në ajër, ku fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur nga të shtënat.

Pas sherrit, personat e përfshirë janë larguar nga vendngjarja teksa policia po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’ka asnjë shqiptar në Afganistan”, Edi Rama “iu hap derën” afganëve: Nëse ata duan të qëndrojnë përgjithmonë këtu, janë të mirëpritur
Artikulli tjetërNëna e tyre humbi jetën nga Covid-19/ Fëmijët tmerrohen kur hapin arkivolin që i kishte mbërritur në shtëpi, brenda ishte një