Ditën e sotme Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me bu rg” për Alfred Debreshin.
Advertisements
Debreshi akuzohet se i ka vendosur sasi ekspl ozivi, tri tol, vëllait të tij, shtetasit Elton Drebreshi,mi nator dhe ish-kandidat për deputet.
Alfred Debreshi akuzohet për “shkat ërrim të pronës me ekspl oziv” dhe “mbajtje pa leje të ar mëve shpër thyese”.
Advertisements
Prokuroria e Dibrës dyshon se atentati me tritol është sajuar nga Debreshi në bashkëpunim me vëllanë e tij me qëllim përfitimin e azilit në Gjermani.
Dyshimet bazohen në përgjimet ambientale të dy vëllezërve Eltonit dhe Alfredit. Nga përgjimet rezulton se shtetasi Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt pas vendosjes së lëndës shpërthyese mbi automjetin në pronësi të Debreshit, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët:
“Më fute në bu rg, me q… nanën”, “e din se m’ke çu në bu rg o plak”, “na q… nanën mor burrë”.
Deklarata e Elton Debreshit pas shpërthimit të makinës:
Unë jam kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar Bulqizë, ku dhe kam kandiduar për deputet në qarkun Dibër si kandidat i pavarur për të përfaqësuar minatorët e Bulqizës.
Rreth orës 22:00, kam shkuar në shtëpi, kam parkuar makinën para shtëpisë dhe kam qëndruar me familjen time. Bashkëshortja me fëmijët u larguan më përpara për të fjetur, ndërsa unë kam shkuar për të fjetur rreth orës 23:00. Rreth orës 00:20, kam dëgjuar një shpër thim, i cili dukej afër shtëpisë time. Jam ngritur me gjithë bashkëshorten për të parë fëmijët se mos ishin trembur dhe nga dritarja e tyre kemi parë tym në drejtim të makinës time.
Kur dola jashtë, pashë se kofano e makinës ishte e ngritur, ventilatori i makinës ishte i ndezur, xhami makinës ishte i th yer dhe te pjesa e motorit dilte tym. Unë i kam hedhur një kovë ujë se kisha fr ikë mos merrte flakë dhe kam njoftuar Policinë.
Gjatë kohës që po prisja Policinë nga kodra ka kaluar një makinë e bardhë, e vogël, në të cilën dallova shtetasin Fatjon Truka, nga fshati Dushaj, i cili ishte me djalin e tij të dytë, i quajtur Musa, të cilët dolën nga makina më folën se çfarë kisha dhe pastaj ikën
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!