Shqiptari me tre emra në Angli, u kap me 4 mijë paund në makinë

Një emigrant shqiptar i cili qëndronte në mënyrë të pa ligjshme në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar lëndë nar kot ike me automjet.

Advertisements

Artenis Tershalla, i cili kap tre identitete u ndalua me 4 mijë paund në makinë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një çantë si dhe mbetjet e një ngarkese ka na bisi.

Në momentin e arrestimit ai i tha policisë se e kishte marrë hua makinën ndërsa iu gjetën tre mjete identifikimi, italian, bullgar dhe ai shqiptar.

Advertisements

I riu shqiptar ndodhej në Britaninë e Madhe prej të paktën dy vitesh dhe kishte krijuar një llogari bankare duke përdorur identitetin italian ku kishte grumbulluar më shumë se 12 mijë paund në më pak se një vit.

Tershalla nuk kishte bërë asnjë përpjekje për të kërkuar azil që kur kishte mbërritur në Britani në vitin 2019, por e bëri këtë disa orë nga arrestimi i tij, duke pretenduar se jeta e tij do të ishte në rrezik nëse ai kthehej në Shqipëri.

Gjyqtari deklaroi se ka gjasa që ai të jetë i përfshirë në kr imin e organizuar të shpërndarjes së dr ogës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVajza e ish-deputetit të ndjerë i jep fund beqarisë, pamje nga ceremonia në Tiranë (fotot)
Artikulli tjetërPamje të frikshme/ Po strehoeshin nën pemë, katër burrat goditen nga rrufeja (VIDEO)