Shtohen kontrollet për afganët që kanë mbërritur në Shqipëri, ja çfarë u zbulua pas marrjes së shenjave të gishtave

607 afganët e mbërritur pak ditë më parë në vendin tonë i janë nënshtruar të gjithë procedurave të regjistrimit, nga autoritetet ligjëzbatueese. Atyre i janë marrë gjeneralitetet, shenjat e gishtërinjve si dhe i është bërë fotografimi.

Advertisements

Burime nga antiter rori bëjnë me dije se asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezikshmëri, por megjithatë Fax news ka mësuar nga burime të sigurta se ata janë vënë në skanerin dhe monitorimin e strukturës antiter ror, ku tashmë ato do të jenë në vëzhgim dhe në syrin e agjentëve në terren.

Agjentët e antiter rorit kanë ndihmën edhe ambasadës amerikane, e cila ka të gjithë listën e shtetasve të mbërritur, në vendin tonë, ku deri tani, rezulton se asnjëri prej tyre nuk paraqet rrezikshmëri.

Advertisements

Afganët janë duke u munitoruar dhe do të monitorohen nga antiter rori shqiptar, i cili është në kontatk të vazhdueshëm edhe me zyren e antiter rorit të Ambasadës amerikane, për shkak se priten shtetas të tjerë afganë të mbërrijnë në vendin tonë dhe riksku që ekziston se me këta shtetas mund të vijnë dhe persona të organizatave ter roriste me qëllim kryerjen e akteve ter roriste.

Prej ditësh në zonat ku janë strehuar afganët janë shtuar patrullimet e policisë së shtetit, por edhe agjentë civilë të antiter rorit. 607 afganët e parë kamë dalë të pastër dhe nuk ka asnjë rrezikshmëri, ndërkohë strukturat janë duke pritur emrat e refugjatëve të tjerë që do mbërrijnë në vendin tonë.

Refugjatët afganë fillimisht regjistrohen në Afganistan ndërsa verifikimi i listave të tyre bëhet në policinë shqiptare aty ku dhe regjistrohen, e më pas listat kordinohen me ambasadën amerikane. Dhe nëse ka persona të dyshimtë që mund të kryejnë akte ter roriste apo janë të lidhura me celula, mbahen në vëzhgim. Kryeministri Rama ka thënë se në vendin tonë mund të strehohen rreth 4 mijë afganë, ndërkohë që për pritjen e tyre është ngritur e gjithë infrastruktura e nevojshme.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPolicia arreston 57-vjeçarin në Tiranë, përndoqi dhe shantazhoi 20-vjeçaren për të kryer marrëdhënie me të
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Covid-19 ‘gjunjëzon’ Kosovë, rritje e frikshme e vdékjeve dhe rasteve të reja në 24 orë