KOSOVË
Advertisements
Kosova ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shënmdetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2098 raste të reja ndërkohë që 16 qytetarë kanë humbur betejën ndaj Covid-19.
Advertisements
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës ndërkohë që numri total numri i rasteve aktive është 25.407.
Njoftimi I plotë:
27 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës.
Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 12.564 testime, 2.098 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 16 raste të humbjes se jetes. Sot janë shëruar 1.614 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 111.400. Në total numri i rasteve aktive është 25.407.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!