Rreziku nga zjarret në pyje, IGJEUM tregon zonat ku duhet kujdes. Ja si parashikohen temperaturat nesër

Vijon të jetë prezent rreziku për zjarre në pyje në disa qarqe të vendit, për shkak të temperaturave të larta.

Advertisements

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e premte, veçanërisht për disa zona, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Ndërkohë që nuk priten reshje shiu, temperaturat parashikohen të pësojnë një rënie të lehtë.

Advertisements

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e enjte dt.12) dhe nesër (e premte dt.13) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e enjte dt.12) dhe nesër (e premte dt.13) nuk priten reshje në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 24 / 37 °C
në vendet e ulëta: 22 / 37 °C
në vendet malore: 17 / 33°C

Era
Sot pasdite (e enjte dt.12) dhe nesër (e premte dt.13) era pritet të fryjë e lehtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVeprimi i papritur i dyshes, Mozzik dhe Loredana bëjnë lëmsh rrjetin
Artikulli tjetërSot është shumë e suksesshme, por ja çfarë puna që bënte Ava Max para famës