Rrëfimi prekës i regjisores së njohur: Lashë paratë, makinë, gjithçka për t’i shpëtuar talebanëve

Sahraa Karimi, filmbërësja afgane që doli në titujt kryesorë këtë javë me lutjet e saj drejtuar komunitetit ndërkombëtar të kinemasë pasi situata u përkeqësua në vendin e saj, thotë se ka arritur të largohet nga Kabuli.

Advertisements

Skena kaotike dhe shqetësuese janë transmetuar nga aeroporti i Kabulit ditët e fundit, pasi talebanët morën me shpejtësi kontrollin e kryeqytetit, duke bërë që shumë të kërkojnë dëshpërimisht një rrugë shpëtimi për të shmangur pe rsek utimin.

“Miq të mi të dashur mos u shqetësoni, unë jam mirë dhe e sigurt”, kishte shkruar Karimi në Twitter.

Advertisements

Ajo vazhdoi me një postim tjetër në të cilin falënderoi Wanda Hrycova nga Akademia Sllovake e Filmit dhe TV, Ambasadën e Sllovakisë në Iran, qeverinë ukrainase dhe qeverinë turke, që e ndihmuan të ikte nga Kabuli së bashku me 11 persona të tjerë të paidentifikuar (që besohet të jenë familjarët e saj).

Sahraa kishte pritur në radhë për gati tre orë në përpjekje për të tërhequr para nga një bankë në Kabul, të dielën, kur menaxheri erdhi dhe i tha të largohej, ndërsa zhurma e të sht ë nave dëgjohej në largësi, transmeton Deadline.

Regjisorja dhe gruaja e parë që drejtoi Organizatën Shtetërore të Filmit në Afganistan, vendosi të shpëtojë veten, vëllezërit dhe të afërmit e saj, edhe pse e dinte se kishte ka os në aeroport.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLuana dhe Krenari ndahen pak para dasmës? Veprimi që ngjalli dyshimet
Artikulli tjetërPo mbani dietë por nuk po dobësoheni? Ja 6 arsye pse nuk po funksionon