E kapën plumbat në kafe, rrëfimi i vajzës nga Lushnja: O Zot, pashë vdekjen me sy…

Eksara Liçi, 24 vjeçe ishte një nga pesë personat që u plagos nga breshëria e plumbave mbrëmë në qendër të qytetit të Lushnjes nga atentati që i mori jetën pronarit të lokalit “Pedonale” Bledar Muça. Në një postim në rrjetet sociale, Liçi shprehet se ka parë vdekjen me sy dhe falënderon Zotin që i dha një mundësi të dytë.

Advertisements

“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime” shkruan ajo.

Advertisements

Vajza ishte ulur në lokal në momentin që ndodhi krimi i rëndë, që kishte si shënjestër babanë e dy fëmijëve duke e lënë të vdekur në vend./ db/Abcnews.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident i rëndë në qytetin shqiptar, humb jetën shoferi ndërsa 3 persona në gjendje të…
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Covid-19 në Shqipëri, MSH: 800 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit