Pas operacionit të dështuar për evakuimin në Kabul dhe pas sul meve f atale, kërkohet shkarkimi i Sekretarit të Shtetit.
Advertisements
Republikanët e Kongresit kanë nisur procedurat për largimin e tij, ku kanë prezantuan nenet e ‘Impeachment’ kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për rolin e tij në ‘tërheqjen me pasoja’ të forcave amerikane nga Afganistani.
“Sekretari Blinken nuk ka arritur të mbajë me besnikëri betimin e tij dhe në vend të kësaj ka kryesuar një braktisje të pamatur të interesave, sigurisë dhe vlerave të kombit tonë në rolin e tij në tërheqjen e forcave amerikane dhe aseteve diplomatike nga Afganistani”, thuhet në artikuj.
Advertisements
Në konflikt të drejtpërdrejtë me inteligjencën dhe këshillat e dhëna nga diplomatët e tij dhe komuniteti i inteligjencës, Sekretari Blinken dështoi të këshillojë dhe kthjellojë Presidentin në përputhje me rrethanat dhe nuk informoi Kongresin apo qytetarët amerikanë brenda dhe jashtë vendit për rreziqet.”
“Sipas Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sekretari i Shtetit ka për detyrë të informojë Kongresin dhe qytetarët amerikanë për sjelljen e tij në lidhje me marrëdhëniet e jashtme të SHBA”, tha Rep. Ralph Norman, në një deklaratë dhënë Fox News./ hannity/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!