Rast UNIK! Lind foshnja 6.5 kg në Kosovë

Një rast i rrallë ka ndodhur ditën e sotme në Gjinekologjinë e Kosovës, pasi u lind një foshnje 6.5 kilogram. Në njoftimin e QKUK-së bëhet me dije se edhe nëna me inicialet I.P. edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisements

Njoftimi i plotë:

Rast i rrallë: Në Gjinekologji u lind një foshnjë afër 6.5 kilogramë. Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Advertisements

Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar Pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami, realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE dhimbshme! 20-vjeçarja shqiptare vdes nga Covid-19, pak ditë më parë humbi edhe babain
Artikulli tjetërFutbolli në zi! Humbi betejën me sëmundjen e keqe, ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-futbollisti i njohur