Kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë në orët e para të mëngjesit të sotëm për të pritur shtetasit e radhës që vijnë nga Afganistani dhe do të strehohen në Shqipëri.
Advertisements
Rama shkruan në një postim në Facebook se në total kanë mbërritur nga Afganistani 275 persona, ndër të cilët gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre
“MIRËMËNGJES PA U GDHIRË, dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë,” shkeuan Rama.
Advertisements
Rama ka qenë i shoqeruar nga Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dhe Ministrja Olta Xhaccka. Yuri Kim është futur në avion për të përshëndetur me mikrofon afganët.
“Përshëndetje, a më dëgjoni. Unë jam Yuri Kim dhe jam Ambasadroja e SHBA-ve në Shqipëri. Jam këtu për t’iu mirëpritur ju së bashku me Ministren dhe Kryeministrin e Shqipërisë. Kryeministri po ju pret poshtë. Faleminderit”, tha ajo.
Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur në total 275 shtetas afganë në 3 fluturime gjithsej. Fluturimi i parë u bë në orët e para të mëngjesit të së premtes dhe në bordin e avionit ishin 121 shtetas afganë të cilët u akomoduan në Durrës. Fluturimi i dytë mbërriti në Rinas në orën 23:00 të së premtes dhe në avion ishin gjithse 95 afganë, ndërsa fluturimi i tretë u bë në orët e para të së shtunës dhe në bord të avionit ishin 59 shtetas afganë. 154 shtetasit e radhes që mbërritën u vendosen ne godinat e ‘Qytet Studentit’.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!