Qytetarët afganë shijojnë qetësinë në Shqipëri, ja si e kalojnë ditën në Qytetin Studenti (Foto+Video)

Më në fund arritën të gjejnë qetësi. Shëtitje, lojëra, biseda dhe lundrim në internet. Qytetarët afganë duket se po mësohen shpejt me jetën e tyre të re në Qytetin Studenti pavarësisht se qëndrimi i tyre në këtë rezidencë studentore do jetë i përkohshëm.

Advertisements

Advertisements

LSA ka sjellë foto nga përditshmëria e qytetarëve afganë të cilët duken të relaksuar dhe janë larguar nga kaosi në Afganistan.

Shumë prej tyre po shijojnë një shëtitje, ndërkohë që fëmijët luajnë në hapësirat rreth Qytetit Studenti.

Shumë të rinj janë me telefonë nëpër duar duke lundruar në internet apo edhe duke komunikuar me të afërmit e tyre.

Siç është e bërë me dije edhe më parë, një pjesë e qytetarëve afganë janë të strehuar në Qytetin Studenti ndërsa një pjesë tjetër në struktura hoteliere në Durrës, ndërkohë që pritet të bëhet gati dhe qyteti i Beratit.

Deri më tani në vendin tonë, kanë mbërritur 5 avionë me mbi 400 qytetarë afganë të cilët janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFotot nga paparazi/ Linda Halimi fotografohet në Tiranë me reperin amerikan Big D dhe vajzën e tyre
Artikulli tjetërE TRISHTE/Shuhet në moshën 81-vjeçare artisti i merituar Sherif Merdani