Qeveria të heqë dorë nga termi vaksinim ‘i detyruar’/ Flet mjeku Alimehmeti: Ndryshimi i orës policore nuk ka asnjë vlerë!

Mjeku Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News, aty ku ka folur për situatën pandemikë në Shqipëri dhe valën e radhës me të cilën po përballet vendi ynë.

Advertisements

Për Mjekun Ilir Alimehmeti, vetëm ndryshimi i orës policore nuk ka asnjë vlerë nëse nuk merren disa masa të tjera.

“Ora policore e vetme nuk ka asnjë lloj efekti. Do marrim parasysh një diçka. Ora nuk ka ndryshuar, sot vazhdon e njëtja. Kemi 900 raste në ditë, e njëjta kur ishin dhe 5 raste në ditë. Ora nuk rriti rastet, por ishte varianti Delta, që rriti rastet. I kemi parë koncertet e mëdhaja, kemi parë kampionatet e futbollit me mijëra njerëz të grumbulluar. Duhet të kthehemi te masat elegante. Duhet pasur parasysh që shumë njerëz e kanë kaluar sëmundjen, shumë të tjerë janë vaksinuar dhe duhen trajtuar në këtë mënyrë. Nuk ka ndonjë vlerë të madhe të merresh me orën. Covid 0 nuk egziston. Të evitosh shtrimet në spital çelsi është vaksinimi dhe jo ora policore. Mbështes fort vaksinimin dhe jo orën policore”, tha mjeku.

Advertisements

Sipas, Ilir Alimehmetit, qeveria duhet të heqë dorë nga termi vaksinim ‘i detyruar’, por të bëhen fushata të tjera informuese, sepse nëse vendoset kjo fjalë njerëzit me të drejtë pyesin ‘përse me detyrim’.

“Me detyrim do të thotë që ne kemi dështuar në informim, për të thënë kush duhet ta marri. Detyrimi vendoset kur nuk kemi zgjidhje tjetër. Kur vendoset kjo fjalë ka një ndjenjë të tipit ‘po pse me detyrim’. Prandaj kjo nuk aplikohet shumë. Kur të shkojmë te kjo fjalë, duhet të jenë ezauruar të gjitha. Kur njerëzit t’i kuptojnë të gjitha, atehere i drejtohen vetë vaksinimit, s’ka nevojë për detyrim. Rekomandohet fort që një person që nuk e ka kaluar Covid duhet të vaksinohet. Ka diçka që mund të ishte bërë në mënyrë më elegante”, tha Ilir Alimehmeti.

Më tej, mjeku i njohur këshillon që vaksinimi duhet të bëhet sipas kategorive dhe duke pasur parasysh kush e ka kaluar Covid-19 së fundmi, duke qenë se dikush që e kalon tani në shtator, nuk mund t’i thuash me detyrim të bëjë vaksinën pas një muaji.

“Duhen marrë parasysh dhe kategoritë, se përshembull personeli shëndetësor pritej. Një diskutim tjetër është ai për universitetet. Ajo që bën përshtypje është se nuk merret parasysh imuniteti i zhvilluar në mënyrë natyrore. Jemi në mes një vale, që do të thotë shumë njerëz po e kalojnë masivisht virusin. Duhet marrë parasysh se sbën. Nuk mund të vaksinohen në tetor ata që po e kalojnë virusin tani. Universitetet kanë qenë të mbyllura shumë gjatë. Këta të rinj dhe të reja kanë qenë në lëvizje. Shumë prej tyre frekuentojnë kafet. Ka diçka që nuk shkon me këtë vendim. Duhet marrë parasysh fakti e ke kaluar apo jo”, theksoi ai.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE trishtë/ Po karikonte telefonin, rrufeja i merr jetën 18-vjeçares (emri+foto)
Artikulli tjetërI fundit/ Merret vendimi për 22-vjeçaren, shkaktare e aksidentit tragjík me 5 víktíma në Qafë Muzinë