Fitimet marramendëse që sjell BitCoin ka bërë që shumë persona t’i përkushtohen në mbarë botën.
Advertisements
Një “minierë” e prodhimit të Bitcoin u zbulua në zyrat qëndrore të policisë së Polonisë në Varshavë.
Zëdhënësi i policisë, Mariusz Ciarka ka deklaruar për mediat vendase se një punonjës, jo efektiv, tentoi të vje dhë elektricitetin e qendrës për të prodhuar kriptomonedhën.
Advertisements
“Fa tkeqësisht kjo ndodhi në zyrat qëndrore. Kjo tentativë u zbulua shumë shpejtë” – është shprehur zëdhënësi.
Pas kësaj ngjarje, punonjësi është shkarkuar nga detyra teksa prokuroria e Varshavës ka nisur hetimet.
Kriptomonedhat si bitcoin-i funksionojnë në sajë të një rrjeti të decentralizuar. Prodhimi i saj kërkon pajisje të fuqishme dhe të sofistikuara kompjuterike.
Gjtihashtu ajo kërkon procesorë dhe karta grafike të fuqishme për të dekriptuar ekuacione të komplikuara. I gjithë ky proces shfrytëzon shumë energji elektrike.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!