Pritet shtrëngim i masave kufizuese/ Ekspertët do të vendosin si për orarin e lëvizjes ashtu edhe vaksinimin e detyrueshëm

Rritja e shifrave dhe përkeqësim i situatës së covid në vendin tonë pritet të sjellë shtrëngim të masave kufizuese këtë javë që vjen.

Advertisements

Ekspertët janë duke diskutuar si për kufizimin e lëvizjes, por po ashtu dhe në lidhje me vaksinimin e detyrueshëm. Komiteti pritet të marrë vendim në lidhje me atë çfarë deklaroi kryeministri i vendit për vaksinim të detyruar për mjekët, mësuesit dhe policët duke qenë se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me nxënësit studentët dhe qytetarët.

Ditën e fillimit të shkollës nuk do të lejohen të hyjnë në auditore pedagogë apo mësues të pavaksinuar.

Advertisements

Por nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se kërkohet shtrëngim i mëtejshëm i masave pasi mutacioni Delta, i cili ka dhe transmetueshmëri të lartë pritet të na përkeqësoje edhe me shumë situatën për sa kohë janë të paktë ata që respektojnë masat ekzistuese në fuqi si përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura ruajtje të distances.

Aktualisht janë mbi 9 mijë persona me covid, por kjo është shifra zyrtare vetëm për personat të cilet janë testuar pasi ka shumë të tjerë të cilët neglizhojnë simptomat dhe nuk paraqiten për testim, apo sikundër ka të tjerë të cilët janë prekur nga covid e po e kalojne semundjen pa simptona por qe infektojne te tjerët.

Java qe u mbyll shenoi dhe rritje te numrit te qytetareve te prekur nga covidqe kerkonin ndihme ne spitalin covid 1, mesatarisht 16 persona cdo 24 ore jane shtruar dhe jane shenuara 2 apo 3 humbje jete. Me keto ritme kapaciteti i spitalit covid 1 tanime po shkon drejt ezaurimit pasi ka vetem 120 shtreter por nderkohe eshte bere gati spitali covid 3./Top Channel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE TRISHTE/Shuhet në moshën 81-vjeçare artisti i merituar Sherif Merdani
Artikulli tjetër‘Kundër vaksinimit të detyrueshëm’/ Mijëra grekë pushtojnë Athinën