Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme të Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në një operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.
Advertisements
Miratimi vjen pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.
Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve. Mjetet dhe pajimet pritet të mbërrijnë në Kukës ku do të ndihmojnë në shuarjen e zjarrit atje.
Advertisements
Nderkohë nesër ata do të kalojnë Morinën dhe të ndihmojnë pjesën e veriut të vendit. Pas mbërritjes trupat do të akomodohen në Kukës për t’u nisur nesër në mëngjes te vatrat e zjarreve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!