Mesi: ‘Kontrata ime nuk ka qenë kurrë problem, pranova ta ul pagën 50%’

Ka ardhur dita që asnjë tifoz i Barcelonës nuk do të donte të jetonte. Lionel Messi zyrtarisht do t’i thotë lamtumirë fanellës së blaugranëve pas 20 viteve.

Advertisements

Pak çaste më parë, Mesi ka dalë në një konferencë për shtyp ku u foli për tema të ndryshme, por edhe për mos-arritjen e marrëveshjes.

A mund të na tregoni se çfarë ndodhi pas zgjedhjes së Presidentit Laporta ?

Advertisements

“Ne dolëm për të ngrënë së bashku dhe pas asaj darke isha mjaft i bindur se do të gjenim një zgjidhje, se mund të qëndroja në Barcelonë. Kontrata ime nuk ishte kurrë problem.”

Çfarë doni t’i thoni Javier Tebas, president i LaLiga ?

“Nuk e di, thjesht e di që nuk kam qenë në gjendje të qëndroj te Barcelona për shkak të borxhit të klubit dhe çështjes së LaLiga. Tebasit nuk i kam thënë asgjë dhe sot nuk kam se çfarë t’i them. U takuam shumë herë dhe u përshëndetëm ngrohtësisht. Nuk kam asnjë problem me të.”

A kishte ndonjë shans të qëndronit tek Barcelona nëse ulnit pagën?

“Unë e kisha ulur pagën time me 50%, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Kam lexuar që Barcelona po më kërkonte të ulja pagën me 30%të tjerë, por kjo nuk është e vërteta. Ka shumë gjëra që thuhen që për fat të keq nuk janë të vërteta. ”

Dëshironi t’i thoni lamtumirë Barcelonës brenda mureve të Camp Nou ?

“Sigurisht që po, do të më pëlqente ta bëja tani. Do të bëja gjithçka për këta njerëz, do të doja të merrja duartrokitjet e tifozëve në Camp Nou.”

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Lusim Zotin të mos sëmuremi sepse të arrish te doktori është e pamundur”, të burgosurit në Shkup pa përkujdesje mjekësore
Artikulli tjetërNjë burrë në SHBA dênohet me 25 vjet bῦrgim, e vrαu në burg pêrdhῦnuesin e motrës