Një tjetër shpërthimi i fortë ka ndodhur pranë aeroportit të Kabulit.
Advertisements
Disa imazhe të publikuar në internet tregojnë disa re të zeza tymi të ngrihen mbi ndërtesa. Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë ka konfirmuar se në zonë ka ndodhur një shpërthim pa dhënë detaje të tjera.
Shpërthimi mësohet së është shkaktuar nga një raketë që goditi një shtëpi pranë aeroportit, njoftoi gazetari i BBC Secunder Kermani, duke cituar një burim në Ministrinë Afgane të Shëndetësisë.
Advertisements
Updates:
A house near to Kabul airport hit by a rocket. pic.twitter.com/t3Ue3AXD0s
— Shafi Karimi (@karimi_shafi) August 29, 2021
Viktimat ende nuk dihen, dhe është e paqartë se kush mund të ketë qëlluar me raketë.
Veç pak orë më parë, presidenti i SHBA, Joe Biden paralajmëroi se një sulm tjetër terrosit mund të ndodhte në aeroportin e Kabulit, 24-36 orët e ardhshme.
Vetëm pak ditë më parë një shpërthim i fuqishëm pranë aeroportit shkaktoi vdekjen e më shumë se 160 personave, mes të cilëve edhe 12 marinsa amerikanë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!