Po hetohet për korrupsion nga SPAK! Mjeku Edvin Prifti shijon pushimet në Greqi në resortin luksoz nën shoqërinë e deputetes së njohur(Foto)

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e Top Channel foton e publikuar në rrjetin social të Facebook, ku mjeku është duke festuar në shoqërinë e deputetes së Kukësit, Gerta Duraku.

Advertisements

Fotoja është realizuar më 4 gusht të këtij viti, ku Prifti është në shoqërinë edhe të disa personave të tjerë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK i ka sekuestruar llogaritë bankare në shumën 51.479.368 lekësh dhe 177.497 Euro mjekut kardio-kirurg Edvin Priftit, por sërish ai ia ka dalë të përballojë koston e pushime në Greqi.

Advertisements

Sipas burime të Top Channel, Prokuroria vendosi zgjatjen e afateve të hetimeve për një periudhë gjashtë mujore për Priftin, pasi ai u lirua nga burgu.

Kujtojmë se emri i mjekut Edvin Prifti doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, ku u arrestua dhe u la në burg gjykatësja Enkeleida Hoxha.

Ai mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën. Në shtëpinë dhe zyrën e mjekut me detyrë kardiokirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” u gjet në total 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë, për të cilat avokati, Henrik Ligori ka këmbëngulur se shuma prej eurosh që është gjetur në banesën e mjekut ka qenë shumë e fituar nga çmimet ndërkombëtare, ndërkohë që e ka lidhur kërkesën për arrestimin e tij me fushatën.

Sipas SPAK, Prifti ka ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve./TopChannel

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakThuajse 49 gradë celcius / “Luciferi” që po pjek Siçilinë, do të prekë edhe Shqipërinë
Artikulli tjetër“Delta” rrit infektimet dhe hospitalizimet, ja si paraqitet situata në vendin tonë