Plagoset një 33-vjeçar brenda një dhome hoteli në Ksamil, policia shoqëron shtatë persona

Një 33 vjeçar të premten në darkë ka mbetur i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Advertisements

Burime nga policia thanë se rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Advertisements

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 20:45, në spitalin e Sarandës ka shkuar një 33-vjeçar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta në një dhomë hoteli në Ksamil.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“SHBA zhvillon bisedime të fshehta me Shqipërinë për strehimin e afganëve”
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 14 gusht 2021