Për herë të parë koncerti me biletë, Bashkia e Korçës kërkon të paguajë shpenzimet me paratë tona

Festa e birrës në Korçë, një event 15-vjeçar, ka krijuar tashmë traditë të mrekullueshme të festimit dhe bashkimit. Mijëra shqiptarë nga vende të ndryshme dhe turistë të huaj bashkohen në Korçë për t’u argëtuar me muzikë, birrë të të gjitha llojeve dhe ushqim tradicional.

Advertisements

Në të gjitha netët e festës ka pasur koncerte nga këngëtarët më me emër shqiptarë e të huaj, ku mijëra pjesëmarrës kanë kënduar e kanë kërcyer gjatë gjithë natës. Koncertet gjithmonë kanë qenë në sheshe të hapura dhe pjesëmarrja ka qenë e lire.

Por sivjet sikur të mos mjaftonte debati për praninë e Goran Bregoviç, koncerti i tij bëhet me pagesë. Bashkia e Korçës ka vendosur që artisti dhe banda e tij të këndojnë në skenën e ngritur te Terminali i Autobusëve dhe për ta ndjekur atë duhet të sigurosh biletën 1000 lekë. Në 5 net të festës, është i vetmi koncert për të cilin duhet të paguash.

Advertisements

Bashkia e qytetit, organizatore e këtij eventi përmasat e të cilit e kanë kaluar Shqipërinë, duhet të kishte parashikuar nevojat për burime financiare me qëllim përballimin e plotë shpenzimeve dhe të shtrinte këmbët sa ka jorganin, jo t’i kërkojë këto para nga publiku. E nëse vendos ta bëjë këtë, atëherë pse zgjedh vetëm një nga koncertet?

Nëse Bashkia e Korçës dëshiron të bëjë organizime të tilla, si koncerte, teatro apo shfaqje të tjera me pagesë, ato mund të bëhen jashtë kontekstit të Ftesës së Birrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh? Rriten sërish rastet e reja në vend, rivihet në punë spitali Covid 3 pranë QSUT-së
Artikulli tjetërPasi u largua nga ekrani pas 25 vitesh, moderatorja Ilva Tare “bëhet e gjallë”