Prej më shumë se një viti Oriola Marashi dhe Eros Grezda kanë “pushtuar” mediat rozë. Lidhja e tyre me ulje dhe ngritje ka mbajtur në tension fansat e çiftit të cilët kuriozë dëshironin të dinin më shumë mbi marrëdhënien e tyre.
Advertisements
Lart e poshtë javëve të fundit qarkulluan thashethemet se bukuroshja dhe sportisti i kanë dhënë fund lidhjes së tyre dhe si duket këto thashetheme kanë rezultuar të jenë të vërteta, pasi Eros është hedhur në krahët e një tjetër bukurosheje.
Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj.
Advertisements
Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra.
Së fundmi edhe Eros ka pranuar dhe është ndarë nga Oriola duke shtuar se edhe pse nuk janë më bashkë ai vazhdon të ketë një respekt të veçantë për të dhe për familjen e saj.
Ndërkohë, nuk bëri asnjë koment për lidhjen e re duke i lënë ndjekësit në kuriozitet të plotë.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!