Teksa sot shënon dita e parë e gushtit, ky muaj do të shoqërohet kryesisht nga temperaturat e larta.
Advertisements
Akil Osmani, meteorolog i Metoalb, në një lidhje direkte telefonike për ‘News24’ pohoi se gjate ditës së sotme vendi mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta.
Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat më të larta të tij në qarkun e Beratit, 41 gradë celsius. Osmani tha se ditën e nesërme pritet që të ketë një rënie prej 2-3 gradësh, ndërkohë që i gjithë gushti do të ketë vlera të larta temperaturash.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!