Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit parashikon se shumica e vendit do të vazhdojë të jetë nën kërcënimin e rrezikut të zjarreve. Në parashikimin për ditën e sotme dhe të nesërme theksohet se nuk do ketë reshje.
Advertisements
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës. Në qarqet Shkodër, Dibër dhe Lezhë pritet rrezik “I MODERUAR”.
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.
Advertisements
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 24 / 34 °C
në vendet e ulëta: 23 / 38 °C
në vendet malore: 18 / 35 °C
Era
Sot pasdite (e mërkurë dt.04) dhe nesër (e enjte dt.05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!